Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

16,050 raste me Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 16,050 raste nga 73,340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Kurse, numri i vdekjeve nga Cvodi-19 në Kosovë deri tani ka arritur në 641. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK).

“Numri total i rasteve pozitive është 16,050 raste nga 73,340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,159”, thuhet në njoftim.