Kryeministri Albin Kurti vendos tufë lulesh te lapidari ku u vranë dy aktivistët e LVV-së - Foto: Lëvizja Vetëvendosje

15-vjetori i vdekjes së aktivistëve të LVV-së, u ndahet medalje presidenciale

Sot është 15 vjetori i vdekjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Kryeministri i Kosovës, dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i njoftoi familjarët e dy aktivistëve se do të ndahet për ta Medalja Presidenciale e Meritave.

Kurti bëri të ditur se i shoqëruar me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ceremonia do të mbahet në orën 16:00 te Presidenca.

Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba gome nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit.