COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

14 vdekje nga coronavirusi në Kosovë për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se për 24 orë në Kosovë kanë vdekur 14 persona nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç).

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, 560 persona janë infektuar me COVID-19 dhe janë shëruar 678 të tjerë.

Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.