COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

13 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

13 raste të reja me SARS-CoV-2 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve.

“Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 205”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë, kryeqyteti ka më së shumti raste aktive, gjithsej 101, ndërsa në nivel vendi janë 456 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani 160 mijë 622 qytetarë janë infektuar me coronavirus që nga 13 marsi i vitit të kaluar, prej tyre 2 mijë e 974 kanë vdekur.