CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

100 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e testeve për COVID-19, nga të cilat pozitive kanë rezultuar 100 mostra.

Nga 2,849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,660.

Ndërsa sipas Ministrisë në total numri i rasteve aktive është 539.