Ilustrim

10 bizneset që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes e Qeverisë Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja prej 60 milionë eurove, e cila u shpërnda në tetor të vitit 2020.

Më poshtë keni 10 bizneset që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes:

-Viva Fresh Store u subvencionua me 860 mijë e 615 euro, me numër të punëtorëve 2,967

-Elkos Sh.P.K- 675 mijë e 845 euro, me numër të punëtorëve 2,330

-Proex SH.P.K me 335 mijë euro, me numër të punëtorëve 1,155

-Hib Petrol me 307 mijë e 466 euro, me numër të punëtorëve 1,060

-IQ-TO-Link me 281 mijë e 650 euro, me numër të punëtorëve 971

-Rojet e Nderit SH.P.K gjithashtu 281 mijë e 650 euro, me numër të punëtorëve 971

-Al Petrol me 280 mijë e 780 euro, me numër të punëtorëve 968

-K.S Besa Security SH.P.K me 243 mijë e 362 euro, me numër të punëtorëve 839

-Newco Ferronikeli Complex LL.C me 239 mijë e 301 euro, me numër të punëtorëve 825

SUPER VIVA me 205 mijë e 364 euro, me numër të punëtorëve 708

Ministri Murati publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes e Qeverisë Hoti