Ministri Murati publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga Pakoja e rimëkëmbjes e Qeverisë Hoti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove, e cila u shpërnda në tetor të vitit 2020.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020,” ka shkruar Murati në rrjetin Facebook.

Më poshtë keni listën me 50 bizneset që përfituan nga Pakoja për rimëkëmbje prej 60 milionë eurove, të publikuar nga ministri Murati: