​Pahor: Kosova dhe Serbia t’i besojnë dialogut dhe t’i respektojnë marrëveshjet

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se të gjitha marrëveshje e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë duhet të respektohen nga të dyja palët.

Pahori tha se çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog, por kushti i parë është të respektohen marrëveshjet e arritura.

“Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet. Ne e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për palën e tretë që nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje se derisa të mos merreni vesh ndryshe, kjo marrëveshje duhet respektuar. Është e sigurt se gjithmonë duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Pahor.

Presidenti Pahor, tha se pas vizitës që kishte në Serbi, “Vuçiq kishte thënë se Prishtina nuk ka vullnet politik, ndërsa Prishtina thotë që Beogradi nuk ka vullnet politik”. Andaj ai kërkoi të vazhdohet tutje për arritjen e marrëveshjes finale.

Ndërkaq lidhur me ‘Ballkanin e Hapur’, presidenti Pahour, tha se nuk është alternativë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.