Yllka Gashi kërkon shpërndarje të filmit ‘Zgjoi’, sot fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për nominim në Oscars

Aktorja Yllka Gashi ka kërkuar përkrahje për filmin ‘Zgjoi’ duke e shpërndarë sa më shumë në rrjete sociale, kjo pasi nga dita e sotme, anëtarët e akademisë amerikane nisin votimin për filmat që do nominohen në Oscars 2022.

Aktualisht ‘Zgjoi’ është në listën e ngushtë me gjasa për të siguruar nominimin.

“Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim. Duke ju falënderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale”, është shprehur Gashi gjatë ditës së djeshme.

Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe.