Posteri i filmit ‘Ouaga Girls’. Foto: 7Arte

‘truAktiv’ dhe ‘7Arte’ organizojnë sot në Mitrovicë natën e filmit dhe dhurimit të librave

Organizata ‘truAktiv’ dhe ‘7Artet’ organizojnë sot në Mitrovicë natën e filmit dhe dhurimit të librit.

Ky aktivitete mbahet në ora 17:00 në hapësirat e ‘7Arte’.

Përmes një njoftimi në Facebook,  ‘7Arte’ bënë të ditur se gjatë kësaj mbrëmje do të shfaqet filmi “Ouaga Girls” nga regjisorja Theresa Traoré Dahlberg.

“Më 29 prill, prej orës 17:00, truAktiv sjell filmin ‘Ouaga Girls’ nga regjisorja Theresa Traoré Dahlberg. Ky është fitues i dhjetar çmimeve në festivale ndërkombëtarë. Përmes filmit “Ouaga Girls” regjisorja tregon jetën e vështirë në Burkin Faso, ku shkalla e papunësisë kap shifra mbi 50 %, në këto rrethana vajzat janë më të diskriminuarat në punësim. Regjisorja sjell përmes filmit jetën e një grupi vajzash të cilat thyen stereotipet gjinore, duke u shkolluar për te bërë automekanike”, thuhet në njoftim.

Filmi është siguruar nga bashkëpunimi me DokuFest. Pas shfaqjes së filmit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.