Pamje nga promovimi i librit ‘Histori shkodrane në fotografi’. Foto: KALLXO.com

Promovohet në Prishtinë libri ‘Histori shkodrane në fotografi’

Është promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, libri me fotografi “Histori shkodrane në fotografi” i Pjetër Logorecit.

 Libri përmban fotografi të Shkodrës gjetura nga Logoreci në arkivat e Vjenës të periudhës 1908-1916.

 Hazir Mehmeti, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe krijuesve Shqiptarë në Austri ka thënë me këtë rast se ky libër album është i pasuruar me fotografi i cili tregon historinë shkodrane të asaj kohe.

“Çdo fotografi ka kartelën e vet, ku tregohet çfarë paraqet kush e ka bërë, kur është marrë dhe çfarë duket”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq, historiani Selver Islamaj ka folur për rëndësinë që kanë arkivat austriake për historinë shqiptare.

“Fotografitë e këtij libri kanë një rëndësi për të shpërfaqur atë çfarë ka ndodhur në një periudhë të caktuar historike”,  ka potencuar ndër të tjerash ai.

Ndërkaq, autori i librit  Pjetër Logoreci ka thënë se gjithë puna për hulumtimin e materialeve për librin është bërë me mjete vetanake.

“Këtu ka fotografi që pasqyrojnë pjesën më të bukur të qytetit të Shkodrës, por kemi fotografi që tregojë ushtarët malazias duke plaçkitur Pazarin e Shkodrës, të cilit më pas i vunë flakën për të humbur gjurmët e krimit”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Pjetër Logoreci. Foto: KALLXo.com

 

Ballina e librit ‘Histori shkodrane në fotografi’. Foto: KALLXO.com