Ceremonia për Rexho Mulliqin. Foto: Facebook/MKRS
Kompozitori Rexho Mulliqi kujtohet në 40 vjetorin e vdekjes
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë kujtuar sot kompozitorin Rexho Mulliqi, në 40 vjetorin e vdekjes.
Ceremonia përkujtimore për kompozitorin Mulliqin është mbajtur Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Në këtë ceremoni morën pjesë zyrtarë institucional, artistë e përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Gjatë ceremonisë janë interpretuar edhe veprat “Baresha” “Nji lule” të Mulliqit.
Rexho Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë.
Është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë në Kosovë.
Mulliqi i takon gjeneratës së krijuesve të cilët vunë themelet e muzikës artistike në vend.
Rexho Mulliqi ka vdekur më 25 shkurt 1982 në Prishtinë.