Foto: Facebook

Shkrimtari Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Shkrimtari Agron Tufa, ish- drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) në Tiranë është larguar nga Shqipëria së bashku me familjen dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Ka qenë vet shkrimtari Tufa i cili ka dhënë lajmin se ai së bashku me familjen kanë kërkuar azil politik në një shtet evropian.

Përmes një letre, nga një qendër azili, drejtuar Bordit të ISKK, Tufa ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit ekzekutiv të instituti dhe arsyet e kërkesës për azil.

Tufa, në dorëheqjen e tij konstaton se arsyet për azil janë kërcënimet që ai dhe familja e tij kanë marrë nga eksponent të ndryshëm të lidhur më ish-sigurimin e shtetit dhe mos veprimin e drejtësisë ndaj këtyre kërcënimeve.

“Rreth meje filluan të dendësohen ‘vizitorët’, rreth shtëpisë sime, pas mesnatës. E pash vetën në rrezik mes një arbitrariteti total dhe për këtë para kohë të gjatë për ta konfirmuar, që nga sulmi i parë, 2017, deri te kërcënimet e fundit të tashme. Pa asnjë garanci mbrojtjeje, me një drejtësi që nuk reagon, mua i nderuar kryetar nuk më mbeti rrugë tjetër”, thuhet ndër të tjerash në dorëheqje e Tufa drejtuar ISKK.

Për disa vite Agron Tufa ka drejtuar ISKK dhe ka qenë mjaft aktiv në denoncime ndaj krimeve të regjimit komunist, duke publikuar edhe shumë dëshmi rrëqethëse dhe përmendura me emra zyrtarët e ish–regjimit, që sipas Tufës janë përfshirë në krime ndaj qytetarëve të pafajshëm në Shqipërinë komuniste.

Puna e tij në kryet të ISKK për zbardhjen dhe studimin e krimeve të komunizimit nuk është pritur mirë nga zyrtë të lartë aktual të shtetit shqiptar, ish -zyrtarë nga koha e komunizmit.