'Hardh Fest 2021'. Foto: Facebook/Hardh Fest

Publikohen datat e mbajtjes së 'Hardh Fest 2021'

Edicioni i 20-të i Festivalit “Hardh Fest” do të mbahet më 3, 4 dhe 5 shtator 2021, ‘n’Konkak’ në Rahovec.

Përmes një postimin në Facebook, organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar është shënuar simbolikisht me shumë aktivitete online për shkak të vitit pandemik, duke e pasur prioritet shëndetin e vizitorëve të festivalit tonë dhe vazhdon me sloganin “Shnosh si kokrra”.

“Festivali më i madh në Kosovë, ‘Hardh Fest’, vjen me një maratone festive gjatë tërë vitit si dhe me përditësim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të, këtu nis historia e re e Hardh Fest. Festivali mbahet me 3, 4 dhe 5 shtator 2021, n’Konak të Rahovecit, bindshëm lokacioni më i madh dhe më modern i festivaleve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po sipas këtij njoftimin i ardhshëm, i 20-ti i këtij festivali do të karakterizohet nga një aktivitetesh.

“’Hardh Fest’ tashmë tradicional në 20 vjetorin, vjen me një festë të madhe duke miksuar eksperiencat turistike me pamje nga vreshta, verë të kuqe, rreth kazanit dhe raki rrushi deri te Hardh Campi, një festival origjinal që tashmë është i njohur ne gjithë botën. “Shnosh si kokrra” për Hardh Fest njëzet!”, thuhet në njoftimin e “Hardh Fest”.

‘Hardh Fest 2021’. Foto: Facebook/Hardh Fest