"Peja Rock School" hap thirrje për shkollën verore

Shkolla e muzikës “Peja Rock School” ka hapur thirrje për t’u bërë pjesë e programit të shkollës verore ‘Summer School in Rock School’ për mësim në instrumentet muzikore, Kitarë, Daulle, Piano dhe Flautë.

Programi është falas dhe pritet të zgjasë tre muaj.

Në njoftimin e kësaj thirrjeje, bëhet e ditur se përpos programit të zakonshëm, do ketë edhe punëtori të organizuara me muzikant të ftuar, ku ata do t’i ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre shtesë për t’u avancuar studentët e rinj.

Pas aftësimit, do përzgjidhen instrumentistët më të mirë dhe do krijohen grupe të reja muzikore në kuadër të “Peja Rock School’ dhe do ketë pajisje me certifikatë.

Për t’u bërë pjesë e kësaj shkolle aplikoni në këtë link.