‘Klithma’ e Korab Lecajt merr çmim në Indi

Filmi “Klithma” me regji të Korba Lejcajt është shpërblyer me çmimin për montazhin më të mirë në edicionin e 7-të të Festivalit të Filmit ‘Indian Cine Film Festival 19’ në Mumbai të Indisë.

Lajmi për suksesin e filmit “Klithma” në Indi është bërë i ditur nga vetë regjisori Lecaj në rrjetin social Facebook.

“Filmi ynë ‘Klithma’ është shpërblyer në edicionin e shtatë të Indian Cine Film Festival ‘19’ në Mumbai të Indisë, për ‘Montazhin më të mirë/Best editing’”, ka shkruar Lecaj.

Filmi trajton përdhunimin seksual të meshkujve shqiptarë nga serbët gjatë luftës në Kosovë.