Filmi ‘Klithma’ i Korab Lecajt në festivalin e filmit në Mumbai

Filmi “Klithma” i Korab Lecajt do të marrë pjesë në festivalin e filmit në Mumbai të Indisë që mbahet në muajin e ardhshëm.

Edicioni i 7-të i “Indian Cine Film Festival” do të nisë më 8 shtator, ndërsa filmi kosovar do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtare të këtij festivali.

Përmes një postimin në Facebook, regjisori i filmit Korab Lecaj ka bërë të ditur se filmit “Klithma” përveç Mumbait është ftuar edhe në dy festivale tjera prestigjioze.

Lecaj ka bërë të ditur  se “Klithma” do të jetë në konkurrencë zyrtare edhe në festivalin e filmit “Tirana International Film Festival” (TIFF) në Shqipëri që mbahet nga 23 deri më 29 shtator 2019 dhe po në konkurrencë zyrtare në festivalin e filmit “West Nordic International Film Festival” në  Norvegji  që mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2019.

Filmi flet për përdhunimin seksual të burrave dhe djemve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Në rolet kryesore interpretojnë: Hazir Haziri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci Nixha, Kaltrinë Zeneli, Arjola Demiri e Rajmonda Ahmetaj.