Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hapet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur

Mijëra libra të rrallë e të vjetër janë ekspozuar sot në platenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, në kuadër të Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur.

Edicioni i dytë i këtij panairi do të zgjas tri ditë, më 30, 31 korrik dhe 1 gusht 2021.

Në stendat e panairit janë ekspozuar rreth 1,000 libra të vjetër, të rrallë nga letërsia gjuhësia, historia e fusha tjera të dijes.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në kuadër të këtij panairi është hapur  edhe ekspozita “Bëje ose vdis!: kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit”, përgatitur nga Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Po ashtu sot është hapur edhe ekspozita tjetër “’Vullkani’ i Republikës, përjetimi i demonstratave të Prishtinës të vitit 1981 në Tiranë” përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Organizatorët kanë paraparë që gjatë ditëve të panairit, të organizojnë edhe aktivitete tjera, si biseda me krijues, prezantime, poezi, etj.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com