Galeria Kombëtare shtyn për të premten hapjen e ekspozitës ‘Mbretëria e Maceve’

Galeria Kombëtare e Kosovës ka anuluar hapjen e ekspozitës personale të Arian Berishës, të titulluar “Mbretëria e Maceve” .

Kjo ekspozitë ishte paralajmëruar të hapet sot në mbrëmje në Galerinë Kombëtare.

Por, për shkak të tragjedisë së shkaktuar nga tërmet i djeshëm në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi menaxhmenti i kësaj Galeria ka vendosur për anulimin duke e shtyrë hapjen kësaj ekspozite për të premten.

“Në shenjë solidarizimi për viktimat e tragjedisë së tmerrshme, tërmetit në Shqipëri, GKK shtynë datën e hapjes së ekspozitës së artistit Arian Berisha ‘Mbretëria e Maceve’ për të Premten, 29 Nëntor, ora 19:00”, thuhet në njoftimin e GKK-së.