Pamje nga ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’. Foto: KALLXO.com.

Ekspozitë për ekologjinë në Galerinë Kombëtare (FOTO)

4 video-projeksione dhe 5 piktura po qëndrojnë të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Kosovës në kuadër të ekspozitës “Smogu i madh i vitit 2021”.

Ekspozita është organizuar nga Engjëll Berisha.

Qëllimi i organizimit të kësaj ekspozite është ngritja e vetëdijes dhe për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit, njëkohësisht edhe rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike.

Kuratori Berisha ka thënë për KALLXO.com se ekspozita është organizuar në bashkëpunim me British Council.

“Peizazhet e ekspozuara por edhe videot e artistëve britanikë prezantojnë një qasje të veçantë se si ne e trajtojmë natyrën dhe çfarë rëndësie ka ajo për ne”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se gjatë ditëve sa do të zgjasë ekspozita do të ketë edhe debate e work-shope me ekspertë dhe artistë për klimën.

Artistët ekspozues janë Alban Muja, Blerta Hashani, Ben Rivers, Charlotte Prodger, Louis Henderson, Nimon Lokaj, Uriel Orlow.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 8 dhjetor 2021.

 

Pamje nga ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga ekspozita ‘Smogu i madh i vitit 2021’. Foto: KALLXO.com

 

 

 

 

Tri ekspozita hapen javën e ardhshme në Galerinë Kombëtare