array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Ali Kadriu është shqiptari i vetëm që u rezistoi serbeve në Veri

Deklarata

Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u re zistoi serbëve edhe pas I uftës

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull: ‘(PAMJE) Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u re zistoi serbëve edhe pas I uftës’ është i rremë. Krypometër ka konfirmuar nga Ali Kadriu, protagonisti i këtij shkrimi, se ai nuk është shqipëtari i vetëm që është kthyer në atë zonë por ka edhe shqiptarë të tjerë që kanë ndërtuar shtëpi dhe vazhdojnë të jetojnë në atë zonë. Konfirmim të ngjashëm ka dhënë edhe ish zëdhënsi i komunës së Mitrovicës, Ahmet Jashari. 

 

 

Artikulli

Më datë 03/10/2023 faqja në Facebook Liria ka Emër ka shpërndarë materialin me titull (PAMJE) Ky është i vetmi shqiptar nga Mitrovica që u re zistoi serbëve edhe pas I uftës.

Postimi ka shprndarë një lajm të faqes  NEW NEWwS i cili në përmbajtjen e vet përmend personin Ali Kadriu si personin e vetëm që ndërtoi shtëpi në zonën e Mitrovicës së Veriut. Përmbajtja ndër të tjera thotë se Kadriu është i vetmi shqipëtar i cili u rezistoi serbëve në Veri.

Krypometër ka verifikuar nëse kjo përmbajtje ëshë e vërtetë. Fillimisht, Krypometri ka kontaktuar me protagonistin e ngjarjes Ali Kadriu. Ai në deklaratë për Krypometër ka thënë se ky informacion është i pasaktë. 

“Po, shqiptarë ka aty, ka pasur dhe ka edhe të tjerë, sepse shumica aty janë kanë shqiptarë, janë dikund nja 50 shtëpi. Unë jam kthyer me shumë vështirësi sepse e kam atdheun tim, e te tjerët s’po munden me u kthy, sepse po dalin serbët e po i pengojnë, por ka shqiptarë dikund 50 apo 60 shtëpi aty në “Kodër të Minatorëve” e pjesë të tjera”- ka thënë  Aliu në deklaratën e datës 10/10/2023.

Për të verifikuar informacionin se në zonën në fjalë janë ndërtuar edhe shtëpi të tjera të shqiptarëve, Krypometër ka kontaktuar me Ahmet Jasharin. Jashari në mes viteve 2008 – 2014 ka ushtruar postin e zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, e cila e ka menaxhuar këtë zonë. Në deklaratë për Krypometër, Jashari ka thënë se në atë zonë nuk është ndërtuar vetëm një shtëpi për shqiptarët, por janë më shumë se 200 sosh.

“Nga viti 2008 deri në vitin 2014 sa unë kam qenë zëdhënës i komunës së Mitrovicës janë nderuar mbi 200 shtëpi, nëse me kujtohet saktë 208 kanë qenë”- ka thënë Jashari në deklaratën e datës 10/10/2023.

Jashari ka shtuar gjithashtu se vlera e investimeve në atë zonë për periudhën 2008 – 2014 ka qenë rreth 9 milionë euro.

“Vlera e investimeve në atë zonë ka qenë rreth 9 milionë euro. Në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ dhe ‘Lagjen e Doktorëve’ përveç ndërtimit të shtëpive janë rregulluar rrugët, është bërë rrjeti i ujësjellësit e po ashtu rrjeti i kanalizimit. Gjithashtu ndërtime të rrugëve ka pasur edhe në fshatrat e Zveçanit”- shtoi Jashari.