array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i paargumentuar për Mefail Bajqinovcin

Deklarata

Mefail Bajqinovci ka folur në telefon me zyrtarë të BIA-s serbe

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi në rrjetin social Facebook në të cilin pretendohet se deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka folur në telefon me zyrtarë të BIA-s serbe dhe se ka biseduar me ta për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe për dëshmitarët e rastit të tyre në Hagë, janë të rreme. Krypometri ka konstatuar se materiali origjinal i publikuar nuk përmbanë emrin e Bajqinovcit. Edhe protagonisti i ngjarjes ka mohuar se kjo ngjarje ka ndodhur. Bajqinovci e ka raportuar rastin në Polici.

 

Artikulli

Me datë 12 shtator 2023 nga  profili në Facebook me emrin Agron Guri  është publikuar një informacion me përmbajtjen se deputeti Mefail Bajqinovci ka folur në telefon me një zyrtar të lartë të BIA-s serbe.

“Zbulohet identiteti i personit që ka biseduar në telefon me zyrtarin e lartë të BIA s sërbe …Personi në fjalë është deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mefail Bajqinovci!”– është shkruar në postim krahas fotografisë së Mefail Bajqinovcit. 

Informacion i ngjashëm është publikuar edhe më 12 shtator 2023 në një profil tjetër me emrin Sokol Elezaj në Facebook, në të cilin pretendohet se biseda e Bajqinovcit me BIA-n serbe ka qenë rreth Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe dëshmitarëve të rastit të tyre, për të cilin ata po gjykohen në Hagë.

Ky ashtë stervina, qe bisedojë me BIA,në serbe perë Thaqin Veselin e tjeret si i quan ne Hag dhe per deshmitaret! Keshtu po flitet!!!”– thuhet në postimin tjetër.

Këto postime janë shpërndarë edhe nga profilet “Paparaci Në Shtime”, “Arsim Selmani”, “Agron Zeqiri”, “Xhelal Bellaja”, “Hamza Mema”.

Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë.

Fillimisht është kontrolluar në portalin Paparaci.com Ky portal ka publikuar me datë 11 shtator 2023 një bisedë në mes të një qytetari dhe një zyrtari të BIA-s (Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Serbisë) 

Analizimi i artikullit tregon se Paparaci nuk e përmend emrin e Mefail Bajqinovcit e as nuk e identifikon me materiale rrethanore, pasi postimi nuk përmend se personi që bisedon është deputet apo zyrtar i ndonjë partie.

Për ta verfikuar më tutje informacionin, Krypometër me datë 12/09/2023 ka kontaktuar me deputetin Bajqinovci. 

Ai i ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe ka referuar që për materialin të marrin edhe informacionet që ai i ka postuar në Facebook me datë 12 shtator 2023. 

Në kontrollimin në Facebook, Krypometër ka gjetur se Bajqinovci ka denoncuar rastin në polici në orët e pasditës së datës 12/09/2023.

“Unë me avokatin tim, Tomë V. Gashi rastin e raportuam në polici. Tentimi i njollosjes së figurës sime dhe familjes sime nuk kalon. Ne e dim që ata që nuk na duan dëshirojnë dhunën t’a bartin në rrugë. Me rastin e atyre që njollosjen e kanë profesion apo pasion tani do të merret policia e Kosovës”- ka njoftuar Bajqinovci në postimin e datës 12/09/2023.