array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rremë për deklarimet e ministrit Murati

Deklarata

Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA. Ministri i fukarallakut, e mallkoftë Zot” është i rremë. Krypometri ka konfirmuar me burime zyrtare se Hekuran Murati nuk e ka thënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 09 shtator 2023 grupi publik në Facebook, “Diaspora me PDK 👍” publikoi një fotografi ku shihet ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”.

Fotografia kishte edhe një përshkrim ku thuhej “Paraja e prish njeriun. Prandaj unë dua që populli të jetoj i varfër dhe pa PARA. Ministri i fukarallakut, e mallkoftë Zoti”.

Publikimi pretendon se ministri Murati ka deklaruar se dëshiron që populli të jetojë i varfër.

Krypometri më 11.11.2023 kontrolloi nëse  informacioni i publikuar nga “Komente Politike” që u postua në grupin publik të Facebook-ut “Diaspora me PDK 👍” është i vërtetë.

Fillimsht janë kontrolluar materialet publike të postuara nga Ministri Murati në rrjetet sociale. Në kontrollimin e kryer me datë 11/09/2023 në rrjetin Facebook të Hekuran Muratit nuk janë gjetur deklarata të tilla. 

Verifikimi ka kontrolluar edhe në përmbajtjet e deklaratave të Muratit në Kuvendin e Kosovës, por në transkriptet publike nuk është gjetur përmbajtje e tillë. 

Për të verifikuar edhe më tutje këtë pretendim, Krypometri ka kontaktuar me përfaqësues të autorizuar të Hekuran Muratit.

Arlind Manxhuka zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje me autorizim të Hekuran Muratit ka konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga Murati. 

“Ky është fake news. Ministri Murati asnjëherë nuk ka deklaruar diçka të tillë” ka deklaruar Manxhuka më 11.09.2023.

Diaspora me PDK 👍” është grup publik në Facebook dhe materiali i publikuar në këtë rast është shpërndarë disa herë tek ndjekësit e grupit.