array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postimi i rrejshëm për vizitën e Armend Mehajt në ushtri 

Deklarata

Armend Mehaj përshëndetet me njësitin e fuqishme të Ushtrisë së Kosovës

Media

Vlerësimi

Rrenë

 

Postimi se Armend Mehaj përshëndetet me njësitin e fuqishme të Ushtrisë së Kosovës është i rremë sepse burimet zyrtare kanë konfirmuar se njësia me të cilën është përshëndetur Armend Mehaj është njësi e Policisë së Kosovës.

 

Artikulli

Më datë 9 gusht 2023 faqja e Facebook “Kosova News” ka shpërndarë një fotografi të ish ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj. 

Mbishkrimi i kësaj fotografie të shpërndarë në këtë faqe është “Armend Mehaj përshëndetët me njësitin e fuqishëm të Ushtrisë së Kosovës”. 

Lidhur me këtë postim, Krypometri më datë 11 gusht 2023 ka kontaktuar me Amir Gërguri komandant të njësive speciale të Policisë së Kosovës. 

Ai ka konfirmuar se organizimi është mbajtur në kampin “Enver Zymeri” dhe se pjestarët e paraqitur në këto pamje janë pjestarë të polciisë. 

“Janë pjestarë të Policisë së Kosovës jo ushtarë”- thuhet në përgjigjen zyrtare të policisë. 

Fotografia e shpërndarë në këtë postim fillimisht është shpërndarë nga vet ish ministri Armend Mehaj. 

Armend Mehaj në profilin e tij në Facebook më 9 gusht 2023 kishte postuar nëntë fotografi gjatë vizitës së tij. Në fotografitë e publikuara pjestarët mbajnë uniformën zyrtare të policisë dhe shihen qartë llogot zyrtare të Policisë së Kosovës

Edhe uniformat e njësisë së prezantuar në fotografi nuk janë uniforma të Forcës së Sigurisë së Kosovë të cilat janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes

Ish ministri kishte thënë se ky ishte një takim përshëndetës me, siç i kishte vlerësuar ai, djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.

“Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri. Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë”- kishte thënë Mehaj.

Tutje ai kishte shtuar se përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt.

Armend Mehaj ka njoftuar me 08/11/2023 se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për arsye familjare.

Mehaj ka thënë se shërbimi në Qeverinë e Kosovës ka qenë ‘një detyrë me shumë sfida, me shumë punë dhe përpjekje, me përgjegjësi të lartë përballë detyrave’.