array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Postimet e rreme në emër të Behgjet Pacollit 

Deklarata

Përshëndetje të gjithëve, ne sponsori zyrtar i Behgjet Pacollit brenda pak ditësh po bëjmë diçka të veçantë. Zgjidhni muajin tuaj të lindjes dhe do të merrni dhurata në varësi të muajit tuaj të lindjes. beje me siguri.

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Video në të cilën shihet ish-Presidenti, Behgjet Pacolli është manipuluar dhe postuar dy herë me mbishkrime të rreme. Publikimi i këtyre videove është nga një faqe me emrin “Begjet Pacolli”, të cilët pretendojnë se kanë bërë postime në emër të ish-Presidentit Behgjet Pacolli dhe duke e keqpërdorur figurën e tij. Pacolli ka një faqe zyrtare në Facebook, në të cilën nuk ka bërë asnjë postim për ndonjë lojë apo shpërndarje të dhuratave për qytetarët që komentojnë apo bëjnë shpërndarje të këtij postimi.

Artikulli

Faqja e Facebook “Begjet Pacolli” ka bërë disa postime me deklarata të ndryshme dhe me rrenat se do t’i bëjë dhurata personave që qëllojnë atë çfarë iu kërkohet apo tregojnë muajin e lindjes së tyre.

Më 27 janar 2023, faqja “Begjet Pacolli” ka postuar një video me mbishkrimin “Përshëndetje të gjithëve, ne sponsori zyrtar i Behgjet Pacollit brenda pak ditësh po bëjmë diçka të veçantë. Zgjidhni muajin tuaj të lindjes dhe do të merrni dhurata në varësi të muajit tuaj të lindjes. beje me siguri”.

Në videon e këtij postimi shihet ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe bashkëngjitur është edhe një fotografi tjetër që thotë “Zgjidhni muajin tuaj të lindjes dhe do të merrni një dhuratë sipas muajit tuaj të lindjes. bëje me besim” dhe pastaj për secilin muaj të vitit janë vendosur shumë nga 5 deri në 9 mijë euro.

Mirëpo, në video Pacolli nuk flet për ndonjë dhuratë që do të iu bëhet qytetarëve që komentojnë, ai aty tregon për fushatë zgjedhore. Deklarimi i tij është bërë gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe jo për të treguar për dhurata, si pretendohet në këtë postim.

Një ditë më vonë, më 28 janar 2023 është bërë postimi i videos së njëjtë, por me mbishkrimin: “Deri tani askush nuk ka mundur të gjejë një numër tjetër përveç 529 në foto për të pasur një surprizë nga unë…! ”.

Po ashtu, fotografia që është e bashkëngjitur paraqet disa numra me shifër 529.

Përderisa sot, më 29 janar kjo faqe postoi edhe një video me mbishkrim “Unë do të dhuroj 5000 € në para për 500 personat që marrin me mend numrin në foto! Dhe është e vërtetë”.

Në video prapë shihet video e njëjtë e bërë nga ish-Presidenti, Behgjet Pacolli, por është montuar në një letër tjetër në këtë video e në të cilën shkruhet një numër.

Postimi me këtë mbishkrim ka marrë më shumë se 1 mijë komente dhe më shumë se 11 mijë shikime, e po ashtu është shpërndarë 244 herë.

Në videon e postuar në faqen me 630 ndjekës, Pacolli flet për çështje të tjera dhe jo për ndonjë dhuratë. Ai tregon për një vizitë që ka pasur në Gjakovë dhe për një takim që ka pasur me një zonjë të vjetër që ka pasur atje dhe bisedë që e ka bërë me të.

Tutje ai flet edhe për familjen e tij dhe për kohën që ai e ndanë për ndjekësit e tij. 

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se ish-Presidenti ka një faqe të verifikuar në të cilën bon postime, ndërsa të gjitha faqe e tjera janë të rreme dhe hapen me qëllim të mashtrohen njerëzit.

“Janë keqpërdorues kibernetik që abuzojnë në vazhdimësi me qëllim mashtrimi të njerëzve. Ne jemi ballafaquar edhe në të kaluarën me tentime abuzimi. qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe ti kuptojnë menjëherë që faqe të tilla që krijohen, krijohen vetëm nga mashtrues dhe abuzues”- ka thënë Zyberaj për KALLXO.com.

Shënim: Tekstit i është shtuar edhe reagimi nga stafi i ish-Presidentit, Behgjet Pacolli