array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Parkingu te Fakulteti Filologjik, Foto: Komuna e Prishtinës

Në pritje të fillimit të ndërtimit të parkingut te Filologjiku në Prishtinë

Deklarata

Genc Bashota: “Kah fundi i nëntorit do ta kemi kompaninë e cila e nënshkruan kontratën me komunën edhe e fillon punën.”

 

Genc Bashota

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se në fund të muajit nëntor do të nënshkruajnë kontratën me operatorin ekonomik që do t’i ndërtoi parkingjet nëntokësore në Prishtinë. Ky parking është shumë i nevojshëm për qytetarët dhe njëkohësisht është njëri ndër projektet më të përfolura prej vitesh nga Komuna e Prishtinës. Krypometri do të vazhdojë monitorimin e këtij projekti për të parë nëse do të mbahen fjalët e dhëna.

Artikulli

Ndërtimi i parkingut nëntokësor do të fillojë në fund të muajit nëntor dhe pritet që të zgjasë një vit e gjysmë, sipas deklaratës së drejtorit për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Prishtinë, Genc Bashota.

Parkingu Nëntokësor tek Fakulteti Filologjik, është një nga projektet e mëdha të kryeqytetit që do të ndërtohet përmes Partneritetit Publiko-Privat.

Sipërfaqja e ndarë për parking nëntokësor është 13,990 metra katrorë, dhe është planifikuar që të ndërtohen në 2 etazhe.

“Ndërtimi pritet të zgjasë 18 muaj”, ka njoftuar ai përderisa tregoi se komuna do ta nënshkruajë kontratën me kompaninë në fund të nëntorit.

Disniveli në pjesën perëndimore të lokacionit, mund të shfrytëzohet për ndërtimin e disa lokaleve afariste, në sipërfaqe të përgjithshme prej 500 metrash katrorë. Një prej pjesëve të rëndësishme të këtij projekti, është parku mbi parking, i cili do të jetë edhe Parku Qendror i kryeqytetit.

“Hapësira mbi sipërfaqe do të kthehet në park. Edhe tash ka gjelbërim por duhet t’i jepet shpirt kësaj hapësire. Lokale do të ketë vetëm në rrugën ‘George Bush’ afër Radio Kosovës”, kishte deklaruar Bashota në një konferencë për media në muajin gusht.

Bashota ka thënë se deri në fillim e punimeve, janë tri faza procedurale nëpër të cilat duhet të kalohet: shpallja e kërkesës për kualifikim, shpallja e kërkesës për propozim dhe përzgjedhja e ofertuesit më të suksesshëm.

“Kërkesa për kualifikim ka për qëllim që t’i përzgjedhë kompanitë që kanë potencial financiar dhe operativ për realizuar projektin, dhe bazohet në kualifikimet minimale teknike si dhe kualifikimet minimale financiare. Në fazë e parë kanë aplikuar 6 kompani/konzorciume serioze, dhe tani jemi duke e shqyrtuar dokumentacionin e tyre. Brenda pak ditësh, do të dalim me rezultatet, me ç’rast mbyllet faza e parë dhe shpallet kërkesa për propozim. Do të jenë 40-60 ditë afat për t’i dërguar propozimet, dhe më pas futemi në vlerësim të detajuar të secilës ofertë. Deri në muajt e fundit të këtij viti, presim që të dalim me ofertuesin më të suksesshëm, të nënshkruajmë kontratën dhe kësisoj të krijohen kushtet për fillimin e punëve”, kishte deklaruar Bashota.

Sipas kërkesës për kualifikim, kohëzgjatja e kontratës do të jetë nga 25 deri në 40 vite, varësisht prej ofertës.

Sa i përket kritereve teknike, ofertuesi potencial duhet të dëshmojë që ka ndërtuar me sukses ose financuar ndërtimin e të paktën një objekt të ri infrastrukturor të natyrës së ngjashme gjatë tri viteve të fundit, me vlerë investimi prej jo më pak se 5 milionë euro.

“Objektet infrastrukturore të natyrës së ngjashme mund të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në objektet nëntokësore”, potencohet te kërkesa për kualifikim.

Ofertuesi potencial duhet të demonstrojë se ka përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e punëve operative të objekteve infrastrukturore , ose objekteve komerciale me hapësirë minimum 15,000 metra katrorë së paku 3 vite, ose në menaxhimin e parkingjeve me pagesë minimum 500 vend-parkime në një lokacion së paku 3 vite, ose në menaxhimin e sistemeve të pagesave të objekteve të ngjashme infrastrukturore së paku 3 vite.