array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock

Lajmi i rremë për vetëvrasjen e një gruaje në Shqipëri

Deklarata

U bë virale në rrjetet sociale pas deklaratave që bëri në studio e “Shihemi në gjyq”, Vjollca bën vetëvrasje, zbardhet arsyeja

Mediat

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi është demantuar nga vetë autorja e emisionit që transmetohet në televizionin Klan, Eni Çobani, duke publikuar fotografi me gruan.

Artikulli

Disa media në Shqipëri kanë raportuar se ka bërë vetëvrasje gruaja me emrin Vjollca, e cila kishte fituar popullaritet nga një emision vendor, për çështje juridike.

Lajmi më pas është demantuar nga vetë autorja e emisionit që transmetohet në televizionin Klan, Eni Çobani, duke publikuar fotografi me gruan.

Mediat raportuan të martën se gruaja bëri vetëvrasje, pasi shprehja e saj “Çantën n’krahë për kokrrën e qejfit”, në studion televizive  të “Shihemi në gjyq” u bë virale në rrjetet sociale. Lajmi u shpërnda në mediat si: “shqiperiaime.com.al”, “albaniatoday.al”, dhe në Facebook si tek faqja “Korca Today”.

Në tekste pretendohej se gruaja u vetëvra pas debatit në emision me bashkëshortin e saj dhe presionit familjar pas publikimeve tallëse në internet.

Gjashtë muaj më parë, çifti Vjollca dhe Zenuni, nga Kavaja, 45 vjet të martuar, u bënë të njohur në Shqipëri, pasi në emisionin “Shihemi në gjyq”, gruaja kërkonte të drejtat e saj dhe përkushtimin e bashkëshortit, edhe pse nuk jetonte më me të.

Burri kërkonte që ata të bashkëjetonin sërish, duke e ftuar Vjollcën në emision.