array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Keqpërdorimi i figurave publike për shitjen e ilaçeve

Deklarata

NË MOSHEN 75 VJEC POTHUAJSE MBETA I SHURDHER

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi: “ NË MOSHEN 75 VJEC POTHUAJSE MBETA I SHURDHER” është i rremë. Krypometër ka konstatuar se intervista që mbështetë këtë postim me këngëtarin Sabri Fejzullahu nuk është bërë asnjëherë nga Ana Rrustemi. Krypometër ka konstatuar poashtu se mjeku i cituar në material nuk i ka dhënë deklaratat që i atribuohen atij. 

 

Artikulli

Më 11 shtator 2023, ueb faqja cherpola.com, ka publikuar një intervistë me titull: “NË MOSHEN 75 VJEC POTHUAJSE MBETA I SHURDHER ! VETËM DOKTORI AMIR REXHEPI ME SHPETOI DEGJIMIN DHE KARRIERËN TIME!”

Materiali është shpërndarë në faqen e Facebook Bac2003_study

Materiali pretendon se është një intervistë me këngëtarin Sabri Fejzullahu nga gazetarja Ana Rrustemi në emisionin e saj ‘Shija e Anës’.

Në këtë intervistë pretendohet se Fejzullahut kishte filluar t’i dobësohet dëgjimi.

Për të verifikuar nëse ky material është prodhuar nga Ana Rrustemi dhe është transmetuar në emisionin e saj Krypometri ka kontaktuar autoren e emisionit “Shija e Anës”.

Ajo ka mohuar të ketë realizuar një intervistë të tillë. 

“Jo s’jam unë por as fjalët e tona, kjo është fake”- thuhet në përgjigjen e Rrustemit të datës 11 shtator 2023.

Krypometri ka verifikuar edhe të dhëna të tjera të paraqitura në publikim.

Artikulli citon Dr. Amir Rexhepin si endokrinolog.

“Tani dëgjoj mirë. DËGJIMI IM ËSHTË RIVENDOSUR PLOTËSISHT! Engjëlli im mbrojtës, miku im Dr. Amir Rexhepi më ndihmoi të riktheja dëgjimin, ai bëri një mrekulli të vërtetë!”- citohet kinse të ketë thënë këngëtari Fejzullahu sipas artikullit.

Krypometri ka konstatuar se Dr. Rexhepi është pjesë e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe për të verifikuar informacionin Krypometër me datë 12/09/2023 ka kontaktur Dr.Rexhepin.

Ai ka mohuar se ka dhënë një deklaratë të tillë, ndërsa pak minuta pas pyetjes së Krypometrit Dr.Rexhepi ka dalë me një njoftim ku ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë. 

“Më kontaktuan dhe më njoftuan për një postim në një portal të rremë “fake”, i cili paska keqpërdor emrin tonë për kinse një ilaç për dëgjimin. Ne asnjëherë nuk japim rekomandime në këtë mënyrë. Çdo rekomandim dhe këshillë nga unë e gjeni vetëm në këtë faqe, pjesë e së cilës jeni” ka shkruar Rexhepi në profilin e tij në Facebook.

Javëve të fundit Krypometër ka zbuluar disa informacione të cilat duke përdorur emra të rremë të mjekëve apo duke falsifikuar deklaratat e mjekëve duke tentuar që të shesin produkte farmaceutike.

Produktet e vetme të cilat qytetarët duhet t’i blejnë janë ato të cilat kanë autorizim marketingun nga Agjencioni Kosovar për Paisje dhe Produkte Medicionale AKPMM.