array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Huqja e portaleve: E bëjnë të dyshuar personin e gabuar për plagosje të tre personave në Pejë

Deklarata

Ky është i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë, i njohur me nofkën ‘Rusi’

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titullin “Ky është i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë, i njohur me nofkën ‘Rusi’” është i rremë. Prokurori i shtetit, Ersan Qavolli ka thënë se Ardian Maznikolli, i njohur me nofkën Rusi, nuk është personi i dyshuar për plagosjen e tre personave në Pejë. Policia e Kosovës ka thënë se Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë është personi i dyshuar për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё”. Policia e Kosovës ka thënë se i njëjti dyshohet se ka plagosur tre persona më 22.05.2024 rreth orёs 21:25h, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё. Policia e Kosovës ka thënë se i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

 

Artikulli

Më 22.05.2024, në disa faqe në Facebook është publikuar artikulli me titull: Ky është i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë, i njohur me nofkën ‘Rusi’.

Artikulli i referohet plagosjes së tre personave në qytetin e Pejës, që ka ndodhur më 23.05.2024 rreth orës 21:30h. 

Fillimisht faqja në Facebook “Deçani” (arkiva) ka publikuar video nga plagosja në Pejë duke pretenduar se Ardian Maznikolli është person i dyshuar në këtë rast. 

Portali Sinjali e ka publikuar një artikull me titull “Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’”, të cilin më vonë e ka fshirë.

Një informacion të tillë me emrin e personit të dyshuar për plagosjen në Pejë e kanë publikuar edhe faqet e tjera në Facebook si: “Shekulli.info” (arkiva), “Deçani24” (arkiva), “Periskopi+” (arkiva), “GazetaRekordPress” (arkiva), “Perputhemi se bashku” (arkiva), “Bota Sot” (arkiva), “Gazeta Lajmi” (arkiva), “Mitrovica Press” (arkiva), “Gazeta Ime” (arkiva), “DTV” (arkiva).

Krypometër ka kontaktuar me Prokurorin Ersan Qavolli, i cili tha se Ardian Maznikolli nuk është i dyshuar për plagosjen e tre personave.

“Mund të ju konfirmoj se Ardian Maznikolli nuk është personi i dyshuar për plagosjen e tre personave në Pejë”- tha Qavolli për Krypometër. 

Në një përgjigje dhënë në ora 23:40h, Qavolli ka thënë se i dyshuari ende është në arrati.

“Dyshohet që janë tre persona të plagosur, i dyshuari është në arrati dhe jemi duke punuar për ta identifikuar të dyshuarin dhe për ta lokalizuar dhe arrestuar sa më shpejt. Jemi duke punuar intensivisht në rast”- tha Qavolli për Krypometër.

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më 23.05.2024, në ora 01:00h e ka publikuar emrin dhe fotografinë e personit të dyshuar për plagosjen e tre personave në Pejë.

“Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI  i lindur me 19.11.2002 nё Pejë”- thuhet në kërkesën e Policisë dërguar tek mediat.

Policia e Kosovës ka thënë se i pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25h, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё. I dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”.

Ndonëse të gjitha këto faqe në Facebook i janë referuar lajmit të publikuar në faqen Sinjali, këta të fundit e kanë fshirë lajmin e parë në të cilën përmendet Maznikolli si i dyshuar. 

Më pasë, Sinjali e ka publikuar një artikull tjetër në të cilin thotë se Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’”, e ka mohuar përfshirjen e tij në plagosje pasi qe gjendet jashtë Kosovës. 

Krypometër, e ka verifikuar se personi me emrin Ardian Maznikolli ka publikuar fotografi nga Viena në profilin e tij në Instagram, në ditën kur ka ndodhur plagosja. 

Çfarë dihet deri tash për plagosjen e tre personave? 

Tre persona, që dyshohet se janë familjarë në mes vete, janë plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur sonte me 22.05.2024 në Pejë. 

“Rreth orës 21:25 minuta në rrugën “Bekim Berisha– Abeja” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast tre persona janë lënduar. Janë dërgu në Emergjencë të spitalit rajonal, një prej të lënduarëve është nisur për në QKUK. Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente për të kuptuar për rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti”- ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Prokurori Ersan Qavolli ishte në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e Policisë. “Dyshohet që janë tre persona të plagosur, i dyshuari është në arrati dhe jemi duke punuar për ta identifikuar të dyshuarin dhe për ta lokalizuar dhe arrestuar sa më shpejt. Jemi duke punuar intensivisht në rast”- tha Qavolli për KALLXO.com.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës e më pas janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Doktori i Emergjencës në QKUK, Ejup Govori, në ora 23:40h ka njoftuar se gjendja e të plagosurve, sipas ekzaminimit fillestar, është e rëndë dhe se po vazhdon trajtimi i tyre.