array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=1"
  }
}

BE nis t’i publikojë projektet e dështuara për faj të Qeverisë së Kosovës

Deklarata

Apostolova: Ai projekt do t’i shërbente shëndetit të fëmijëve tuaj sepse siç e dini, llogaritjet e ajrit vazhdimisht po tregojnë se ai është shumë i dëmshëm. Do të fillojmë të publikojmë në ueb faqen tonë, secilin prej projekteve të cilat i kemi anuluar për shkak të mos përgjegjësisë së institucioneve tuaja.

 

Nataliya Apostolova

Vlerësimi

E vërtetë

Ashtu siç kishin premtuar më 30 maj, zyra e BE-së  në Kosovë ka nisur me publikimin e projekteve të dështuara për faj të qeverisë së Kosovës.

Artikulli

Një projekt 12 milionësh nga Bashkimi Europian ka dështuar të implementohet në Kosovë si pasojë e mosmarrëveshjes së institucioneve të Kosovës për ndarjen e një lokacioni për një deponi të mbeturinave të rrezikshme.

Dështimin e këtij projekti e kishte paralajmëruar më 30 maj shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, gjatë një debati të organizuar mbi Raportin e Progresit të Komisionit Europian.

Ajo kishte thënë se përgjegjës për këtë humbje ishin institucionet qeverisëse të Kosovës.

Apostolova gjithashtu kishte premtuar se Zyra e BE-së në Kosovë, do të fillojë me publikimin e projekteve të mëdha, të cilat qytetarët e Kosovës nuk do t’i gëzojnë për shkak të udhëheqësve të tyre.

“Ai projekt do t’i shërbente shëndetit të fëmijëve tuaj sepse siç e dini, llogaritjet e ajrit vazhdimisht po tregojnë se ai është shumë i dëmshëm. Do të fillojmë të publikojmë në ueb faqen tonë, secilin prej projekteve të cilat i kemi anuluar për shkak të mos përgjegjësisë së institucioneve tuaja”, kishte thënë ajo.

Pas premtimit të Apostolovës Zyra e BE-së në Kosovë ka dhënë të gjitha detajet, në të cilat është sqaruar se si Kuvendi komunal i Fushë Kosovës, kishte refuzuar dhënien e një parcele për ndërtimin e kësaj deponie, e cila do të bënte asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria fillimisht kishte identifikuar një parcelë toke brenda kompleksit të vjetër ushtarak në Harilaq, të Fushë Kosovës, e cila më pas kishte rezultuar e papërshtatshme pas studimeve paraprake, për shkak të hapësirës së pashpërthyeshme dhe bunkerëve të vjetër, duke e bërë ndërtimin e deponisë të pamundur. Pas disa kërkesave nga BE-ja në Kosovë, një lokacion alternativ ishte identifikuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të Komunës së Fushë Kosovës. Kuvendi i Komunës e refuzoi ndërtimin e objektit në territorin e saj, duke e lënë BE-në në Kosovë pa zgjidhje përveç anulimit të projektit”, është sqaruar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur për lokacionin në fjalë pa mbajtur asnjë dëgjim publik.

Tutje është thënë se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për anulimin e këtij projekti, i cili sipas tyre, do të ishte një përfitim i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës sepse do të siguronte ruajtjen e duhur të mbetjeve të rrezikshme.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).