Ilustrim

Trepça i ndali 1% të pagës së punëtoreve për sindikatën, por nuk ua kaloj atyre

Ndërmarrja Publike “Trepça” ua ndal nga 1% të pagës punëtoreve për sindikatat por ato nuk i bartë aty për çka realisht i marrin ato para.

Ndërmarrja “Trepça”, 1% të pagës i ndal për sindikatat e Trepçës për secilin punëtor që është anëtar i sindikatave mirëpo këto para nuk i ka kaluar tek sindikatat dhe janë rreth 50 mijë euro që ndërmarrja i ka borxh për sindikatat.

Gani Osmani, kryetar i sindikatës së Trepçës në minierën e Stantergut thotë se ndërmarrja sindikalistëve u ka borxh rreth 50 mijë euro.

“Çdo minator që është anëtar paguan nga 1 % të pagës për anëtarësi, por ndërmarrja i ka ndal nga ne por nuk na i ka qit në konto, disa muaj na ka pagua diçka por borxhi është rreth 50 mijë euro”, tha Osmani.

Ndërmarrja “Trepça”, borxh për anëtarësi të sindikatave ka edhe tek sindikata në minierën e Artanës, Blerim Ymeri thotë se ky borxh është mbi 25 mijë euro.

“Ndërmarrja ndaj neve si punëtor ka borxhe mbi 25 mijë euro anëtarësinë e sindikatës që ndalet nga 1 % çdo punëtori e ndalin nga ne por pagesën tek sindikata nuk e bëjnë. Prej 2019 shumë një pjesë të vogël na e kanë pagua”, theksoi Ymeri.

Ankesat e sindikalistëve për mos pagesën dhe borxhin ndaj tyre që ka ndërmarrja po e pranon edhe Enis Abdurrahmani, u.d i kryeshefi të Trepçës, por thotë se ndërmarrja do i kryej edhe ato obligime.

“Është e vërtete se ndërmarrja ka borxhe për sindikatat por që nga ardhja ime ku borxh është duke u paguar dhe do paguhet edhe pjesa e mbetur e borxhit shumë shpejtë”, theksoi Abdurrahmani.