Kaçuri e quan “Superman” ish-drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Debat i ashpër është zhvilluar mes ushtruesit të detyrës së drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Bujar Kaçuri dhe ish-drejtorit të këtij institucioni, Fatmir Plakiqi.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Kaçuri ka thënë se një vlerësim që e ka bërë Ministria e Financave ka konstatuar mospërputhshmëri të deklarimeve financiare.

Përderisa Plakiqi ka thënë se e di përse dhe si është bërë ky konstatim.

Pas kësaj, Kaçuri e cilësoi “Supermen” Plakiqin pasi “po i di të gjitha”.

“Meqë je kaq ‘Superman’ dhe po i di të gjitha pse s’je duke i rregulluar të gjitha çështjet” – tha Kaçuri.

E Plakiqi ka kërkuar nga Kaçuri të ketë kujdes për mënyrën se si i drejtohet atij.

“Ke kujdes si flet me mua, mos përdor terma të aktorëve” – ka thënë Plakiqi.