Skandal në tatime: Punëtori i motelit pa kontratë sepse merr socialin

Në kuadër të aksionit për verifikimin e fiskalizimit dhe lëshimit të kuponëve fiskal Administrata  Tatimore e Kosovës gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe motelet

Në një nga motelet e rajonit të Prishtinës inspektoret kanë konstatuar parregullsi të shumta

Aty është konstatuar se kanë qenë 11 klientë ndërsa biznesi ka lëshuar vetëm një kuponë fiskal

Si parregullsi tjetër e konstatuar janë punëtoret pa kontrata

Për këta punëtor biznesi ka deklaruar se nuk  kanë kontrata për shkak se marrin social. Në fundëjavë ATK ka zhvilluar operacione të gjera kontrolli në bizneset e Dasmave dhe në Diskotekat e Kryeqytetit. Kontrollet janë kryer pas raportimit të qytetarëve në KALLXO.com.

Në dy diskoteka të Prishtinës janë konstatuar parregullsi ngjashëm parregullsi janë konstatuar edhe në 9 restorante dasmash të kontrolluara.