Lorik Beqiraj e Jetmir Ukëhaxhaj dënohen me nga dy vite burgim për vjedhje

Lorik Beqiraj e Jetmir Ukëhaxhaj dënohen me nga dy vite burgim për vjedhje

Gjykata Themelore e Gjakovës i ka gjetur fajtorë dy të akuzuarit për vjedhje, Jetmir Ukëhaxhaj dhe Lorik Beqiraj.

Për të akuzuarin Lorik Beqiraj gjykata shqiptoi dënimi me burg në kohëzgjatje prej dy viteve, në të cilin dënim do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënimi me burg prej 600 euro.

Edhe për të akuzuarin Jetmir Ukëhaxhaj shqiptohet dënimi me burg prej dy viteve, në të cilin dënim do t`i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim si dhe dënim me gjobë prej 600 euro.

Për shkak të tërheqjes së prokurorit nga ndjekja penale për të akuzuarin Shkumbin Morina, gjykata merr aktgjykim refuzues, për të dy veprat penale ndaj tij.

I akuzuari Lorik Beqiraj ka qenë në paraburgim nga data 8 dhjetor 2016 e gjerë me datë 7 mars 2017 si dhe nën masën e arrestit shtëpiak nga data 7 mars deri me datën 31 maj 2017.

Ndërsa, i akuzuari Jetmir Ukëhaxhaj ka qenë në paraburgim nga data 19 dhjetor 2016 deri me datën 7 mars 2017, si dhe nën masën e arrestit shtëpiak nga data 7 mars deri me datën 13 prill 2017.

Të dëmtuarit Faton Xërxa dhe Afrim Gjokaj, udhëzohen në kontest civil për kompenzim dëmi.

Poashtu gjykata detyron të akuzuarit që secili veç e veë në emër të kompensimit të viktimave të krimit t`i paguajnë shpenzimet në shumë prej 50 euro si dhe shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej 100 euro.

Sipas aktakuzës me 2 dhjetor të vitit 2016, pasi që janë marrë vesh mes veti ia marrin pasurinë të dëmtuarit Faton Xërxa.

Në aktakuzën e Prokurorisë thuhet se i akuzuari Lorik Beqiraj, huazon një automjet të tipit “Tojota” dhe bashkë me dy të akuzuarit tjerë shkojnë të autolimari “Drilon”, pronë e Fatos Xërxes.

Ata me pas, gjithnjë sipas aktakuzës duke përdorur forcën hapin dyert e punëtorisë dhe marrin automjetin e tipit “Mercedes A-Klas”, me tabela të shtetit gjerman i cili ishte në riparim dhe i shkaktojnë dëm të dëmtuarit në shumë prej 4000 euro.

Në aktakuzë sqarohet se i njëjti automjet është gjetur nga ana e policisë dhe është sekuestruar.

Aktakuza më tutje shpjegon se me datën 3 Dhjetor 2016, të akuzuarit nën kanosjen e armës dhe të maskuar ia marrin pasurinë e të dëmtuarit Zgjim Kurti, punëtor në pompën e derivateve në “Petrol Company” në Gjakovë.

Paratë sipas aktakuzës, iu kërkuan Zgjim Kurtit, nga njëri nga të pandehurit nën kërcënimin e armës, ndërsa i dëmtuari për këtë arsye detyrohet ti japë shumën prej 220 eurove.

Me këto veprime dyshohet se të akuzuarit ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

https://kallxo.com/prokurori-ndryshon-aktakuzen-ndaj-te-akuzuarve-per-vjedhje-te-rende/

https://kallxo.com/shtyhet-shpallja-e-aktgjykimit-per-te-akuzuarit-per-vjedhje-ne-pompe-te-benzines/