FOTO KALLXO - Kompania LAB OIL,ku vidiq dje punëtori 22 vjeçar nga Suhareka

Të drejtat e punëtorëve presin në gjykata

Një hulumtimi i BIRN zbardhë se punëtorët kosovarë vazhdojnë të mos u drejtohen gjykatave për të kërkuar të drejtat e tyre të punëtorëve.

Në gjykatat e rretheve të populluara deri në 1 milion banorë hulumtimi zbardhë se janë ngritur vetëm disa dhjetëra padi.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në Kosova janë regjistruar  156,583 persona të papunë. Gjendja në terren tregon se në mesin e të punësuarve numri i punonjësve me kontrata të punës është në nivelin e 78.5% ndërsa punëtorët nuk janë të inkurajuar të kërkojnë drejtësinë.

Sipas raportit nga inspektimi i Inspektoratit të Punës në Kosovë janë identifikuar 1750 raste në vitin 2017 kur të punësuarit nuk posedonin kontrata valide të asnjë forme, qoftë asaj me kohë të caktuar apo të pacaktuar. Gjatë inspektimeve punonjësit përpos mungesë së kontratave janë hasur edhe me mungesa e mjeteve mbrojtëse gjatë procesit të punës,shkelja e të drejtave për pushime vjetore dhe javore, puna me orar të zgjatur dhe diskriminimi me bazë gjinore, të cilat ishin mjaftë të dukshme në ambientet e punës.

“Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord” kështu ishte shprehur Jusuf Azemi kryetar i sindikatave të pavarura të Kosovë.

Njëri nga problemet e identifikuara për mungesën e sigurisë në punë dhe mosrespektimin e normave ligjore është mungesa e padive në gjykata për kontestet e punës.

Në qytetin e Gjilanit në fillim të 2017  Gjykata n kishte trashëguar 171 lëndë që kishin të bënin me kontekstet në marrëdhënie pune. Prej këtyre lëndëve gjatë vitit paraprak janë zgjidhur 94 lëndë, për kthimin në punë janë marr 4 vendime prej 44 lëndëve, ndërsa për dhënie materiale janë kryer 48 lëndë dhe kanë mbetur 102 lëndë të tjera, ndërsa rastet e tjera kontestimore ishin 48 lëndë prej të cilave ishin zgjedhur vetëm 42 lëndë.

Për të njejtin vit kalendarik Gjykata Themelore Dega në Prizren kishte trashëguar vetëm 3 lëndë nga viti 2016 që kishin të bënin me kontestet në marrëdhëniet e punës, gjatë viti 2017 numri i lëndëve të të njëjtit kapitull kanë arritur numrin 50 të rasteve që prej tyre janë kryer 37 lëndë. Lëndët kishin të bënin me kthimin në punë, numëri i këtyre lëndëve arrinë 31 ku prej tyre 30 janë përfunduar brenda vitit, rastet me dhëniet material ishin 2 dhe te cilat janë përfunduar brenda vitit 2017 dhe rastet e konteksteve në punë që ishin gjithsej 17 raste  ku për vitin 2017 ishin vetëm 5 lëndë të përfunduara.

Ndërsa Gjykata Themelore Dega në Ferizaj për të njëjtin vit kishte zgjedhur 35 lëndë, prej të cilave 24 kishin të bënin me dhënie  materiale, 1 vendim për kthim në punë dhe 10 vendime për kontekste në marrëdhenie pune.

Nga informatat e lartë përmendura të ofruara nga gjykatat relevante vërehet se një numër i madh i padive që kanë të bëjnë me kontekstet në marrëdhenie pune janë të inicuara nga punëmarrësi për shkak të mos zbatimit të kontratës rrjedhimisht të Ligjit të Punës (Ligji  Nr. 03/L-212 ). Në pjesën më të madhe të vendimeve janë të paditur punëdhënësit qoftë ata institucional apo dhe kompani private për shkeljen e të drejtave bazike të punëtorëve. Pjesa më e madhe e këtyre lëndëve kishin të bënin me rastet e largimit nga puna, me kompensim të pagës jublilare dhe rastet e tjera që kishin të bënin me kontekstet në punë.

Në një prononcimi për KALLXO.COM nënkryetari i Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Kosovës ( BPSK )  Atdhe Hykolli tha se procesi gjyqësor për rastet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet në punë zgjasin shumë dhe si rrjedhojë kjo ndikon në demotivimin e punëtorëve të tjerë që t’i drejtohen gjykatave. Njëkohësisht ngriti edhe problemin ekonomike të punëtorëve qe t’i drejtohen organeve përkatëse për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme të procesit gjyqësor.

Autori  Leart Jusufi është bursiste e grantit të financuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të