Ekziston frika se Trump do e shtyjë Kosovën të bëjë koncesione territoriale

Kosova, një preokupim i madh i Washingtonit në dekadat e kaluara, është kthyer prapë në lajm në Washington.

Plani i madh i Trumpit për t’i ftuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor mund të jetë duke u rrënuar para se të fillojë, pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës bënë publike të mërkurën akuzat kundër Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

Që prej kur Kosova shpalli pavarësinë në fillim të vitit 2008, me përkrahje të madhe të presidentit George W. Bush, është njohur nga shumë vende, por jo nga Serbia, prej së cilës u nda. Administrata Trump po shpresonte të inkurajonte dy liderët për të lënë anash shumë dallime ligjore dhe politike dhe të fillonin të punonin drejt njohjes së ndërsjellë.

Ekipi i Trumpit po argumenton se një futje e investimeve private ndërkombëtare do të sigurojë një themel për një zgjidhje eventuale. Ky është një bast i madh nga një administratë e cila ka shfaqur pak interes në Europë, por vetëm për Ballkanin gjatë 3 vite e gjysmë të fundit. Ekzistojnë disa probleme me planin e Trumpit dhe aktakuza kundër Thaçit duhet t’i ofrojë administratës një arsye shtesë për të rishqyrtuar qasjen e saj ndaj negociatave.

Si fillim, Trump ka qenë duke bërë një fushatë diplomatike i vetëm në Kosovë në vend që të punojë më Bashkimin Europian, përfshirë aleatët e mëdhenj – Gjermaninë dhe Francën.

Ai aktivizoi negociatorin e vet të BE-së, dhe madje edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kishte qenë gjithashtu vullnetar për të organizuar një samit.

Shtetet e Bashkuara dhe BE për herë të parë në dy dekada po udhëheqin fushata bisedimesh të ndara dhe shpesh konfliktuale, duke i futur në konfuzion dy palët – kosovare dhe serbe. Kjo kërcënon të ngadalësojë përparimin përfundimtar drejt një marrëveshjeje.

Së dyti, BE ka arsye të forta për të prirë në mënyrë diplomatike se sa SHBA-të.

Si vende të varfra në Ballkan me infrastrukturë të rrënuar dhe rritje të vogël në ekonomitë e tyre, nevoja e tyre më e madhe është ndihma dhe investimi europian, dhe në një të ardhme antarësimi në BE.

SHBA-të si kontrast, kanë një prezencë shumë më të dobët ekonomike në rajon. Duke e nxjerrë me forcë jashtë loje BE-në, hapi i parë diplomatik i Trump ndan miqtë e rajonit dhe ul mundësinë për një arritje të suksesshme.

Është e vështirë të mos besosh se një prej motiveve të Trumpit është i bezdisshëm, duke marrë parasysh përbuzjen e tij të hapur dhe të turpshme për kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe tendencën e tij, unike në mesin e presidentëve modernë amerikanë, që të refuzojë të punojë nga afër me aleatë europianë në pothuajse çdo çështje.

Së treti, Ballkani është një varrezë për hapa të profilit të lartë diplomatikë. Shumë në rajon dyshojnë se Trump dhe emisarët e tij kanë bërë pjesën e punës për të prodhuar diçka më shumë sesa një foto në Shtëpinë e Bardhë.

Ne dyshojmë se motivi i vërtetë i Trumpit është të krijojë një marrëveshje të profilit të lartë por jetëshkurtër për të forcuar të arriturat e tij të dobëta në politikën e jashtme para datës 3 nëntor. Ekziston frika se Trump do e shtyjë Kosovën të bëjë koncesione territoriale me Serbinë që do ishte një precedent potencial për ndezjen në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Si veteranë të diplomacisë për Kosovën, ne i dëshirojmë më të mirën administratës. Sidoqoftë dyshojmë në mençurinë dhe suksesin e mundshëm të një qasjeje kaq të njëanshme.

Presidentët Bill Clinton, Bush dhe Barack Obama të gjithë filluan nga një premisë e zakonshme që vendet e Ballkanit më së shumti Serbia, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria si dhe Bullgaria, Kroacia, Greqia dhe Sllovenia duhet të kenë kufij të sigurt dhe përfundimisht t’i bashkëngjiten NATO-s dhe Bashkimit Europian për sigurinë dhe të ardhmen e tyre.

Amerika gjithmonë e ka kundërshtuar ndryshimin territorial nga frika e shfaqjes së konfliktit dhe specifikisht ka kundërshtuar një “Shqipëri më të madhe”, duke ditur se një gjë e tillë do nxiste konflikt me Serbinë dhe të tjerët.

Shtyrja e Kosovës dhe Serbisë për ridefinim të kufijve është një precedent i rrezikshëm që do i minonte marrëdhëniet mes Maqedonisë se Veriut dhe Greqisë si dhe do hapte marrëveshjen e vështirë paqësore të Dejtonit në Bosnje.

Amerika ka qenë një mik i mirë me Kosovën që nga intervenimi me aleatët e NATO-s për të shmangur një masakër ndaj të Kosovës nga ushtria serbe në vitin 1999. Ne e përfunduam atë luftë. Forcat e NATO-s, përfshirë kontigjentet amerikane, kanë mbajtur paqen që nga atëherë. Oficeerët dhe ushtria jonë e shërbimit të jashtëm punuan shumë për të ndihmuar Kosovën të arrijë dhe sigurojë paqen dhe pavarësinë.

Presioni i hapur i administratës Trump ndaj liderëve të Kosovës në muajt e fundit i cili edhe është qëndrim më akomodues për një qeveri autoritare serbe, ka qenë një mospërputhje me miqësinë tonë dhe ka dobësuar institucionet e brishta qeverisëse të Kosovës.

Lëvizja më e mençur për Trumpin do ishte të bashkojë forcat me europianët, Kosovarët dhe serbët të pajtohen në masat që do rrisin investime në infrastrukturën e rajonit dhe do reduktojnë barrierat për tregti dhe lëvizje.

Ballkani perëndimor ka nevojë të jetë i lidhur me Europën me një kornizë ekonomike që do u ofrojë banorëve të tyre një të ardhme më shpresëdhënëse.

Pa një vëmendje serioze në gjendjen ekonomike të rajonit, e ardhmja do komprometohet me ikjen e të rinjve.

Qëllimet e SHBA-së tani janë edhe më të rëndësishme pasi Rusia dhe Kina po synojnë ta ndajnë Europën dhe t’i nxjerrë Europën dhe Amerikën nga Ballkani.

Mbështetja jonë për një prezencë të fortë dhe aktive të NATO-s në rajon është investimi më i mirë që mund të na sigurojë paqe. Kërcënimi i administratës Trump për tërheqje të trupave amerikane nga misioni i NATO-s në Kosovë do ishte gjithashtu një gabim serioz.

Nuk ka “rregullime të shpejta” në Ballkan për një president që njihet për të keq në këtë mënyrë diplomacie. Trump duhet të rregullojë kursin e tij dhe të hedhë bazat për një strategji të kujdesshme, të duruar amerikane para se të bëjë dëme shtesë për Ballkanin e brishtë dhe besueshmërinë tonë tashmë të dobësuar në Europë./ WashingtonPost

(Mendimet e shprehura në seksionin e komenteve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN)