Aksioni simbolik i Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist
(FOTO) Aksion simbolik për barazinë gjinore në institucionet e dijes
03.4.2019 - 14:35
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist gjatë ditës së sotme përmes një aksioni simbolik në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve ka vendosur parulla me fakte të ndryshme me moton “Dija s’ka gjini”.
Sipas KMVF-së, ky aksion përmes mbishkrimeve dhe statistikave që e shpërfaqin pabarazinë gjinore në akademi, synon ta vë në pah fenomenin e diskriminimit strukturor karshi grave, që i lë ato në pozicion dytësor në institucionet e dijes.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist është grup i përbërë nga aktivistë feministë, që synon avancimin e idealeve të barazisë gjinore përmes teorisë dhe praktikës feministe.