Flet doktori që operoi pacienten e cila vdiq një ditë më pas

Emisioni Drejtësia në Kosovë, këtë javë transmetoi rrëfimin e Zymer Lulashit nga Gjakova dhe dyshimet e tij për vdekjen e vajzës pas një operacioni.

Lulashi për Drejtësia në Kosovë ka thënë se vajza e tij ishte shtruar në spital pas një alivanosjeje ndërsa kishte vdekur pas një operimi.

Drejtësia në Kosovë ka kontaktuar edhe me doktorin/kirurgun Sabahudin Bytyqin, e pasi që i njëjti nuk pranoi të flasë para kamerave me anë të telefonit ka mohuar akuzat e Zymer Lulashit.

“Jo nuk është e vërtetë. Shiqo do të merret drejtësia me këtë rast. Unë kam qenë i intervistuar nga prokuroria për kërcënimin që më ka bë ai. Këto për çështje nëse ai ka bërë padi, atëherë merret Oda e Mjekëve ata japin shpjegimin sepse nuk jam marrë vetëm unë me atë paciente janë marrë edhe 20 mjekë të tjerë në Prishtinë”, tha Bytyqi.

Pasi që as Oda e Mjekve nuk ka pranuar që të flas për Drejtësia në Kosovë në lidhje me rastin, doktori Sabahudin Bytyqi tha se të njëjtit do të duhej t’i japing llogari organeve të drejtësisë.

“Edhe mu më kanë porosit mos me eqaporit këtë rast më, para një javë kam dhënë intervistë që na ka thirr prokuroria për shkak të kërcënimit e ai duhet të ngris padi për mu aktivizu landa, nëse dëshironi me e zbardh çështjen që nuk është i kënaqur me atë që I ka ndodh në QKUK. Nuk ja vlen me u marrë me kësi sene, është gjykata që nëse do ata që të zgjidhin këtë punë, ata janë kompetent”, tha doktori Sabahudin Bytyqi.

Babai i Dëshira Lulashit, Zymer Lulashi ka rrëfyer për Drejtësia në Kosovë, dyshimet për parregullësi në operacionin që iu bë të bijës në mars të këtij viti