Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

“Jeta në Kosovë”, sonte transmeton emisionin ku diskutohet për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Ku qëndron Kosova në përmbushjen e këtyre objektivave? Cilat objektiva i ka përmbushur Kosova dhe ku po ngec?

Cilat janë përgjegjësitë e obligimet e institucioneve? Ku po ngec vendi ynë në përmbushjen standardeve të cilat kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me integrimin evropian?

Për të diskutuar për këto çështje, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Gëzim Kasapolli – zv.ministër i Integrimit Evropian; 
Teuta Sahatqija – deputete, LDK;
Lumir Abdixhiku – RIINVEST;
Nora Sahatçiu – Koordinatore e agjencive të OKB-së, UNKT.

“Jeta në Kosovë” transmetohet sonte menjëherë pas lajmeve qendrore të RTK-së.