Gazetari i emisionit Jeta në Kosovë shpërblehet me çmim për anti-korrupsion

Në kuadër të kësaj ceremonie gazetari dhe hulumtuesi i BIRN-it në Kosovë, Isa Gacaferi u shpërblye me çminmin e dytë për reportazhën më të mirë televizive për anti-korrupsion në vitin 2009.

“Rastin e keqpërdorimit të fondeve e ka paraqitur vetë qytetarja serbe nga fshati Videj i Klinës duke na kontaktuar në telefon, gjë që dëshmon se pjesëtarët e komunitetit serb e shohin RTK-në, transmetuesin publik për dallim prej përshtypjeve që ekzistojnë se ata nuk i shikojnë televizionet dhe programet shqiptare,” tha Gacaferi për lajmet qendrore të Radio Televizionit të Kosovës.

Reportazha e cila paraqet keqpërdorimin e fondeve të kthimit për ndërtimin e shtëpive për familjarët e zyrtarëve për kthim në komunën e Klinës mund të shikohet këtu