Mbi Projektin e Monitorimit

Monitorimi i gjykatave në shtatë komuna të Kosovës filloi në Mars të vitit 2008, me qëllimin primar që të ndërtoj një sistem stabil të monitorimit të asaj që është raportuar të jetë fusha më sfiduese në Kosovë, GJYQËSORI. Projekti ka për synim që, ndër të tjera, të identifikojë faktorët kryesor që shpijnë tek kualiteti i dobët i shërbimeve që ofrohen nga sistemi gjyqësor. Aktualisht, projekti i cili ndërkohë është zgjeruar, përbëhet nga njëzet komuna. Deri më tani, një ekip monitorues, i përbërë nga juristë të diplomuar kanë monitoruar rregullisht mbi dy mijë seanca dëgjimore dhe të gjeturat kanë zbuluar mangësi serioze teknike dhe etike. Këto mangësi janë të llojeve të ndryshme, por disa nga rastet më të rënda, tregojnë për:

• Seanca dëgjimore të mbajtura pa panele të plota gjyqësore,
• Mungesë të përkthimit për palët minoritare,
• Raste të nepotizmit dhe korrupsionit ndër gjykatës dhe prokurorë.