BIRN bën një hulumtim me zyrtarët e gjykatave, qytetarët dhe akterët lokal

Gjatë korrikut dhe gushtit, hulumtuesit e BIRN kanë monitoruar 246 seanca dëgjimore. Nga ky numër, vetëm 48.8% janë postuar në tabelën e njoftimeve të gjykatës, ndërsa 51.2% nuk janë postuar fare. 63.5% nga këto seanca kanë filluar në kohë, ndërsa 36.5% prej tyre kanë filluar me vonesë ose nuk janë mbajtur fare. 8.8% e seancave kanë filluar me vonesë për shkak të mungesës apo vonesës së gjykatësit, 10% për shkak të mungesës apo vonesës së prokurorit publik, ndërsa mungesa apo vonesa e palëve ka ndodhur në 8.8% të rasteve dhe 8.8% të tjera si pasojë e mungesës apo vonesës së pjesëmarrësve tjerë. 48.8% e seancave të monitoruara janë mbajtur në dhoma gjykimi, ndërsa 51.2% janë mbajtur në zyra të gjykatësve. Në dëgjimet e monitoruara, 98.8% e panelit gjyqësor ka pasur përbërjen e rregullt, konform ligjit dhe procedurave, ndërsa 1.2% prej tyre jo.

Në 58.2% të dëgjimeve, uniforma e obliguar e punës nuk është veshur nga askush, ndërsa në 41.2% është veshur nga paneli gjyqësor dhe në 0.6% prej tyre është veshur edhe nga prokurori.

Numri i xhirimeve audiovizuele të dëgjimeve ishte shumë i ulët, me vetëm 0.6%, ndërsa
99.4% të dëgjimeve nuk ishin xhiruar fare. Deklaratat janë marrë saktë nga palët në 97.6% të rasteve, ndërsa 2.4% nuk kanë qenë të sakta. Në 98.0% të dëgjimeve palët janë trajtuar njësoj, ndërsa në 2% prej tyre ka ndodhur e kundërta. Gjyqtarët porotë ishin aktivë në 5.3% të dëgjimeve të monitoruara, jo aktiv në 13% të dëgjimeve, ndërsa ata nuk ishin prezent në 81.7% të dëgjimeve të monitoruara. Telefonat celularë nuk janë përdorur nga askush në 89.4% të rasteve, janë përdorur nga paneli gjyqësor në 2.4% të rasteve, nga prokurori në 3.7% të rasteve dhe nga avokati në 3.7% të dëgjimeve të monitoruara.