Avokatët në Prishtinë punojnë pa lejen e domosdoshme të punës

Ligji mbi Tregtinë e Brendshme dhe Financat Publike kërkon që secili biznes në Kosovë, si kompanitë, ndërmarrjet dhe avokaturat, të marrin leje pune të lëshuara nga komuna përkatëse. Tani për tani, shumica e avokatëve në Prishtinë kanë vetëm lejen e lëshuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, duke injoruar kështu lejen e punës që kërkohet nga Komuna e Prishtinës. Përderisa një numër autoritetesh në komunat tjera kanë marrë masa dhe kanë mbyllur disa zyre të tilla, shumë pak është bërë në Prishtinë në këtë aspekt.

Drejtori i Departamentit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Komunës së Prishtinës thotë se ata janë në proces e sipër të informimit të avokatëve mbi lejen e domosdoshme dhe që masa të mëtutjeshme do të ndërmerren po qe se do të jetë e nevojshme.

Çështje të tjera: Policia në Malishevë nuk ka toner për të printuar dokumente zyrtare | 99.4 % e rasteve në gjykata nuk xhirohen audiovizuelisht