Digjet autobusi

Digjet autobusi, po udhëtonte rrugës Gjilan - Prishtinë (FOTO)

Një autobus i linjës Gjilan-Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Siç shihet në fotot që kanë dërguar lexuesit e KALLXO, pasagjerët janë evakuuar nga autobusi derisa është vështirësuar qarkullimi për automjete.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar, e as shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.