Detaje nga rrahja në Klinë, gjatë përleshjes i këpusin gishtin

Pas përleshjes mes disa personave që ndodhi mbrëmjen e sotme në komunën e Klinës, ku edhe u arrestuan dy persona, KALLXO.com ka mësuar se gjatë rrahjes, personi i cili ka pësuar disa lëndime të rënda trupore, ka humbur edhe gishtin.

Në anën tjetër, disa nga personat tjerë që ishin të përfshirë në këtë rrahje, kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

KALLXO.com ka raportuar më herët rreth përleshjes e cila ka ndodhur në komunën e Klinës mes disa personave.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Prokurori kujdestar ka marrë aktvendim për ndalim për dy persona të përfshirë në këtë rast, njërin për dyshime se ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, kurse një tjetër për pjesëmarrje në rrahje. Nga kjo përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Nikçi për KALLXO.com.

Rrahje në Klinë: Një i lënduar, dy të arrestuar

 

15 Mars 2019 - 20:46

Liridona Ademaj 15/03/2019 - 20:46
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend