array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Antigonë Isufi

Antigonë Isufi

Antigonë Isufi është gazetare në KALLXO.com dhe Prishtina Insight. Studimet Bachelor i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Filologjisë – Departamenti i Gazetarisë.

Ajo iu bashkua ekipit tonë në shtator të vitit 2019 fillimisht si praktikante, pastaj gazetare në KALLXO.com. Fokusi i saj është politika, me theks të veçantë politika e jashtme. Përveç tyre, ajo trajton tema të gjata për ndryshimet shoqërore, socio-kulturore, të drejtat e njeriut, por jo vetëm.

Në vitin 2021, Antigona fitoi çmimin e dytë për ambientin nga organizata ÇOHU!, për artikullin “Kosovo’s ‘urban chaos’ blamed on disappearing greenery”. Ndërsa në vitin 2022, artikulli i saj “Ikni trima se po vjen mbretnesha”, u botua në gjuhën angleze në librin“Prishtina in 53 buildings”, libër që portretizon shumëanshëm kryeqytetin e Kosovës duke përdorur arkitekturën si prizëm për të kuptuar politikën, kulturën dhe gjendjen ekonomike. Ndërsa në gusht të vitit 2023, Antigona ka fituar çmimin “ Hero Harmony Award” nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Ambasada Gjermane për  kategorinë “Education and Research”, me artikullin “Love divided: Kosovar-Serbian Couple Struggle to Build a Home in Disapproving Society.”

Antigonës nuk i pëlqen emri i saj që rrjedh nga mitologjia greke, por për paradoks lexon filozofi, sidomos greke dhe i pëlqen të nxisë diskutime të brendshme për dilema filozofike.

Institucionet shtetërore u përballen me sulme kibernetike, reagon Kurti

Kurti: Nuk jemi shtet diktaktorial, me dinarin merret BQK-ja

Kurti thotë se nuk di nëse anëtarësimi i Kosovës do të futet në agjendën e Këshillit të Europës

I hapet rrugë funksionalizimit të Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar

Këshilli i Europës në Strasburg, Francë. Foto: Antigonë Isufi/ Kallxo.com

Këshilli i Europës ende s’e ka futur në agjendë çështjen e anëtarësimit të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar e mbështet pa kushte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Gjermania pret nga Kosova “hapa të tjerë konkretë” drejt krijimit të Asociacionit për ta siguruar vendin në KiE

Kosova dhe Serbia kushtëzohen me "rezultate të prekshme" për të përfituar nga 6 miliardët e BE-së

Qeveria ua mundëson serbëve të Kosovës t’i kthejnë në RKS patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale

Qeveria e re e Serbisë, “riciklim i qeverisë antiperëndimore”

Izmir Zeqiri ende jashtë zyrës - arsyet “teknike”

Ministria e Jashtme, “zonë e ndaluar pune” për të afërmit e zyrtarëve aktualë

MEDIA-PRESS

Kosova shënon rënie të dukshme në lirinë e shtypit, ‘gazetarët cak i sulmeve politike’

Osmani për masakrën e Studimes: Akt barbar i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë

Deputetët e opozitës dhe pushtetit përplasen rreth hetimeve për stafin diplomatik