
Foto: Nisma Socialdemokrate
NISMA, pa të hyra gjatë vitit 2024
NISMA Socialdemokrate nuk ka raportuar të hyra gjatë vitit 2024.
Kjo parti në kategorinë e shpenzimeve ka raportuar se nuk ka pasur asnjë cent shpenzime, megjithëse kjo e dhënë ka shpërputhje me shpenzimet e raportuara për qira, shifër e cila arrin në 24 mijë euro, si dhe me shpenzimet për zhvleftësimin e pasurisë afatgjate në shumën prej 298 euro e 67 centë.
NISMA nuk ka deklaruar donacione financiare: as në mallra apo shërbime.
398 euro e 40 centë ka pajisje zyre kjo parti, 339 euro e 7 centë pajisje të teknologjisë informative dhe 155 euro e 51 centë pajisje të tjera.
Partia e udhëhequr nga Fatmir Limaj ka deklaruar se nuk ka para në bankë, apo në arkë.
Kjo parti politike ka të deklaruar 1 mijë e 191 euro e 65 centë pasuri, 1 mijë e 191 euro e 65 centë detyrime afatgjata.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar më 20.03.2025 Raportet e paaudituara financiare të partive politike.
Raportin e NISMA-s mund ta qasni në këtë: vegëz.
Mbi 600 mijë euro të hyrat e LDK-së: Kush janë dy donatorët më të mëdhenj të kësaj partie?