Vizitoni qendrat kryesore të Italisë për 3 ditë - Vetëm 185€!

Kompania Turistike Shpejtimi sjell një ofertë fantastike për të gjithë ata të cilët duan të eksplorojnë bukuritë e Italisë. Me vetëm 185€ për person, ju mund të përjetoni magjinë e tri qyteteve të mrekullueshme: Venecia, Milano dhe Verona, gjatë një udhëtimi treditor me dy netë akomodim.

Nisjet janë të planifikuara për datat 3, 10, 17 dhe 24 prill 2025. Udhëtimi përfshin transportin me autobus komod nga Kompania Shpejtimi, akomodimin në hotel me tre ose katër yje, mëngjeset, guidën shoqëruese dhe vizitat sipas agjendës. Nisjet bëhen nga disa qytete të Kosovës – përfshirë Prishtinën, Suharekën, Prizrenin, Pejën, Gjakovën, Ferizajin dhe Gjilanin.

Ditën e parë, pas mbërritjes në mëngjes në Venecia, do të keni mundësinë të eksploroni këtë qytet magjik, i njohur për kanalet e tij romantike dhe historinë e pasur. Pas vizitës në Venecia, udhëtimi vazhdon drejt Veronës, ku do të bëhet edhe akomodimi në hotel. Ditën e dytë, pas mëngjesit, do të vizitoni Kryeqytetin e modës, Milanon, ku do të shihni Duomo di Milano, Galleria Vittorio Emanuele dhe Teatro alla Scala, me kohë të lirë për shopping dhe eksplorim të mëtejshëm. Në orët e vona do të ktheheni në hotel. Ditën e tretë, pas mëngjesit, do të eksploroni qytetin e famshëm të Romeo dhe Zhuljetës, Veronën dhe pasdite do të niseni për në Kosovë.

Në çmim nuk përfshihen taksat turistike të qyteteve, të cilat janë 4€ për natë për person, si dhe lundrimi me anije në Venecia, i cili kushton 15€.

Detajet e ofertës i gjeni brenda linkut.

Rezervo tani për të mos humbur këtë mundësi unike për një udhëtim të paharrueshëm.

Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në http://www.shpejtimi.net/, ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).

Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton”, Dardani (038 610 081); në Suharekë, te Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).