
Super vikend në Sofje - Udhëtim magjik me Kompaninë "Shpejtimi" për Vetëm 70€!
Kompania Turistike “Shpejtimi” ofron një super vikend në Kryeqytetin magjepsës të Bullgarisë, Sofje. Me një ofertë tërheqëse prej vetëm 70€ për person, udhëtimi përfshin një natë qëndrimi dhe dy ditë eksplorimi në këtë qytet të mbushur me histori dhe kulturë.
Nisjet janë planifikuar për datat 15 dhe 22 shkurt 2025, duke u organizuar nga disa qytete të Kosovës – përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Suharekën, Pejën, Gjakovën, Ferizajin dhe Gjilanin. Udhëtimi do të kryhet me autobusët e rehatshëm të Kompanisë “Shpejtimi” – duke siguruar një eksperiencë të sigurt dhe të këndshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Pas mbërritjes në Sofje rreth orës 10:00 – 11:00, udhëtarët do të kenë mundësinë të eksplorojnë qendrën e qytetit dhe të akomodohen në një hotel të pozicionuar në zemër të Sofjes. Pas Check-in-it koha e lirë do të shërbejë për të shëtitur dhe zbuluar atraksionet më të njohura, si: Apartamenti i Kuq, Pallati Kombëtar i Kulturës dhe Muzeu Kombëtar i Historisë.
Dita e dytë nis me mëngjesin në hotel dhe vazhdon me një vizitë opsionale në kopshtin zoologjik të Sofjes, pasuar nga një ndalesë në Qendrën më të madhe Tregtare, Paradise Mall. Ky është një destinacion ideal për të bërë blerje, për të shijuar ushqime të ndryshme ose thjeshtë për të kaluar disa momente relaksuese përpara nisjes për kthim.
Udhëtimi përfundon me nisjen nga Sofja rreth orës 16:00 me kohën lokale, ndërsa arritja në Prishtinë parashikohet të jetë rreth orës 23:00 – 23:30.
Për të qenë pjesë e kësaj aventure, udhëtarët duhet të kenë me vete pasaportë me validitet +6 muaj. Kompania “Shpejtimi” garanton një eksperiencë të organizuar në mënyrë profesionale – duke i dhuruar çdo udhëtari një fundjavë të paharrueshme në Sofje.
Detajet e tjera të ofertës mund t’i gjeni këtu!
Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në: http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).
Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton”, Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).