
Befaso të dashurën për Shën Valentin me ofertën speciale nga Kompania Shpejtimi!
Nëse po mendoni për një dhuratë të paharrueshme për të dashurën tuaj këtë Shën Valentin, vizita në Itali është zgjedhja perfekte! Kompania Turistike “Shpejtimi” sjell një super ofertë romantike për të zbuluar bukurinë e Venecias, Milanos dhe Veronës, për vetëm 169€ për person.
Përfshihet udhëtimi me autobus komod, akomodimi për dy net në hotel me mëngjes dhe vizitat sipas një agjende të përgatitur me kujdes. Nisja bëhet më 14 shkurt 2025 dhe kthimi më 17 shkurt 2025.
Dita e parë fillon me mbërritjen në qytetin e Venecias, ku do të vizitoni këtë perlë të Adriatikut dhe do të keni kohë të lirë për të shijuar një drekë të qetë. Pas vizitës, do të niseni për t’u akomoduar në hotel në periferi të qytetit. Ditën e dytë, pas një mëngjesi të shijshëm në hotel, do të udhëtoni për në Milano, ku do të kaloni pesë orë duke eksploruar qytetin e modës dhe elegancës. Në pasdite do të ktheheni në hotel për pushim. Dita e tretë nis me mëngjesin dhe lirimin e hotelit në orën 09:00, për të vazhduar udhëtimin drejt Veronës. Do të keni kohë të lirë për të vizituar këtë qytet të dashurisë para nisjes për në Kosovë.
Udhëtimi fillon nga qytete të ndryshme të Kosovës, me nisje nga Prishtina në ora 17:00, Podujeva në ora 17:30, Gjilani në ora 15:30, Ferizaji në ora 16:15, Peja në ora 13:00, Gjakova në ora 14:00, Prizreni në ora 15:00, Suhareka në ora 15:15, Mitrovica në ora 16:00 dhe Vushtrria në ora 16:15.
Për këtë udhëtim nevojitet pasaportë biometrike e vlefshme të paktën 3 muaj dhe letërnjoftim. Për fëmijët që nuk kanë letërnjoftim, kërkohet certifikata e lindjes me fotografi dhe pasaporta. Sigurimi shëndetësor është i preferuar. Kompania nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer në kufi, për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Mos humbisni mundësinë për të krijuar kujtime të paharrueshme me njeriun tuaj të zemrës. Rezervoni tani dhe përgatituni për një udhëtim plot dashuri dhe aventura në zemrën e Italisë! ❤️
Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).
Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi” në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton” – Dardani (038 610 081); në Suharekë – Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren – në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).